Rinisin fluturimet nga Rinasi me një tjetër shtet

Rinisin fluturimet nga Rinasi me një tjetër shtet

332
0
Shares

Rinisin fluturimet nga Rinasi në Greqi.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informon qytetarët se duke filluar nga data 15 Qershor 2020 do të rinisin fluturimet e rregullta Tiranë-Athinë dhe Athinë-Tiranë.

Vendimi i Qeverive të të dy vendeve për të rinisur fluturimet e rregullta parashikon edhe zbatimin protokolleve të rrepta të sigurisë kundër COVID-19, të miratuara nga autoritetet e Shëndetit Publik.

Sipas MIE, njohja paraprake me këto protokolle dhe zbatimi me përpikëri i tyre nga të gjithë pasagjerët, jo vetëm do të rrisë sigurinë, duke frenuar përhapjen e infeksionit COVID-19, por njëkohësisht do të lehtësojë ndjeshëm të gjithë procedurat që do të ndiqen në aeroportet respektive.

Qeveria Shqiptare është në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e shteteve europiane, për të avancuar me procesin e hapjes së aeroporteve nga ana e tyre dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të njoftojë në vijimësi për çdo vendim që lidhet me rinisjen e fluturimeve. U bëjmë thirrje qytetarëve që përpara çdo udhëtimi jashtë vendit të mirë informohen lidhur me protokollet e sigurisë, të hartuara nga vendet ku ata do të udhëtojë dhe që janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë udhëtarët’, deklaron MIE.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY