OFL u dërgon formularin 4 personave nga Tirana, mes tyre dy anëtarë të grupit Shullazi

Ndaje

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin e vetëdeklarimit katër persona. Mësohet  se subjekti i radhës i OFL janë: Endrit Zela, Genc Ferhati, Igli Memaj, Nelson Hysa.

Mësohet se dy prej tyre Endrit Zela, Genc Ferhati, janë anëtarë të grupit Shullazi. Sipas OFL këta të fundit akuzohen për veprën penale Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-E. Z., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim;

-G. F., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”;

-I. M., banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”;

-N. H. , banues në Shkodër, për të cilin ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje