Murrizi me tone të ashpra: Bojkot komisioneve, nuk votojmë marrëveshjen e 5...

Murrizi me tone të ashpra: Bojkot komisioneve, nuk votojmë marrëveshjen e 5 qershorit

118
0
Shares

Opozita Parlamentare ka shfaqur tjeter qendrim ku disa prej deputeteve kane dale kunder marreveshjes se arritur ne 5 Qershor.

Jane tre krerët e grupeve parlamentare të opozitës te cilet shprehen të vendosur se nuk do të votojnë marrëveshjen e 5 qershorit të këshillit politik pa listat e hapura.

Pas takimit me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin që nisin në orën 09:00, deputetët Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku deklaruan hapur votën kundër të 31 deputetëve që ata përfaqësojnë ndërsa shtojnë se do të bojkotojnë dhe komisionet parlamentare nëse nuk arrihet një marrëveshje për kërkesat e tyre.

Takimi në kryesinë e Kuvendit u mbyll 11: 48 minuta.

Ata kërkojnë takim dhe me kryeministrin Edi Rama.

Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat, Myslim Murrizi i quajti “sharlatanë politikë” ata që kanë deklaruar votën pro draftit të reformës zgjedhore bazuar në marrëveshjen e 5 qershorit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY