IKMT nis aksionet në Velipojë dhe Karaburun, shemben godinat pa leje në...

IKMT nis aksionet në Velipojë dhe Karaburun, shemben godinat pa leje në plazhe

126
0
Shares

Inspektori Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kanë nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare në Velipojë, Shkodër dhe në Karaburun, në Vlorë.

Me anë të një njoftimi, Policia e Shtetit paralajmëron se do të ketë edhe ndëshkim me gjobë për subjektet me shkelje.

“IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë nisur një aksion për goditjen e ndërtimeve pa leje, në vijën bregdetare në Velipojë, Shkodër dhe në Karaburun, në Vlorë.

Në aksion janë angazhuar dhjetëra forca të IKMT dhe Policisë, të mbështetura nga mjete për shembjen e godinave në plazhe.

Krahas prishjes së ndërtimeve pa leje në këto zona, do të ketë procedim dhe ndëshkim me gjobë për subjektet në shkelje.

Paralelisht, IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën për evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, për prerjen e pyjeve apo dëmtime të tjera mjedisore, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar e media të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital”, thuhet në njoftim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY