Arrestohet administratori i një firmë private, hodhi mbetje ushqimore në rrugët e...

Arrestohet administratori i një firmë private, hodhi mbetje ushqimore në rrugët e Durrësit

49
0
Shares

Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore. Arrestohet në flagrancë një 52-vjeçar, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin:

R. D., 52 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, i punësuar si administrator në një firmë private, është konstatuar duke hedhur një sasi të konsiderueshme me mbetje ushqimore, në lagjen nr. 14, Durrës, duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Materialet në ngarkim të shtetasit R. D. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY