Tre ngjarje të rënda në Tiranë, raportohet për viktima dhe të plagosur

Tre ngjarje të rënda në Tiranë, raportohet për viktima dhe të plagosur

270
0
Shares

Disa ngjarje kane ndodhur diten e sotme ne kryeqytet. Policia ka bere me dije detajet e 3 incidenteve nga te cilat fatkeqesisht ka dhe viktima.

Aksident ne rruge, ne pune dhe kontakt me rrymen elektrike, kane bere qe dy persona te jene ne spital ndersa nje tjeter te kete nderruar jete.

Tiranë/Informacione paraprake

• Me date 09.06.2020, rreth orës 14:05, në rrugën “Dritan Hoxha”, mjeti me drejtues shtetasin H.M., 49 vjeç, ka aksidentuar kembesorin P.Z., 60 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

• Me datë 09.06.2020, rreth orës 14:20, tek Ish-dogana, ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim shtetasi R.K., 59 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve.

• Me datë 09.06.2020, rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Bregu i Lumit”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY