Rama jo i kënaqur: Jo më negociata nëpër ambasada, marrëveshja e 5...

Rama jo i kënaqur: Jo më negociata nëpër ambasada, marrëveshja e 5 qershorit rast “flagrant”

63
0
Shares

Marrëveshja e firmosur më 5 qershor me ndërmjetësimin e ambasadorëve do të jetë e fundit për kryeministrin Edi Rama.

I pranishëm paraditen e sotme në tryezën e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian e quajti rast “flagrant” negociatat ditë e natë në ambientet e ambasadës amerikane.

Pse duhej që të kërkonim ndihmë në një ambasadë  mike. Pse duhej që komunikim mes nesh të kalonte në disa gjuhë. Më vjen keq, por mendoj se kjo do jetë e fundit dhe miqtë tanë të paçmueshëm nuk duhet të ndjehen më në këtë pozitë ashtu sikundër edhe zgjedhësit tanë nuk kanë pse të shohin nga dyer e ambasadave, nuk është sekret që me presidentin kemi çështje të hapura por patjetër që mund të takoheshim te Presidenti, te kryetari i Kuvendit, te kryemyftiu i Tiranë, te Baba Mondi, mund të shkojmë edhe te protestantë, por nuk mundet më që të bëjmë dialog dhe marrëveshje nëpër ambasada. Kjo duhet të jetë e fundit”, tha Rama.

Megjithatë gjatë fjalës së tij më herë kryeministri u shpreh optimist se me këto që janë arritur Shqipëria është më pranë integrimit në BE.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY