OBSH ka prova të reja për Covid 19: Njerëzit pa simptoma infektojnë...

OBSH ka prova të reja për Covid 19: Njerëzit pa simptoma infektojnë rrallë

70
0
Shares

Organizata Botërore e Shëndetit  beson se përhapja e koronavirusit nga njerëzit pa simptoma është “e rrallë”.

Maria Van Kerkhove, udhëheqësi teknik i OBSH-së në COVID-19 tha në një konferencë për shtyp të hënën se shumë vende po raportojnë raste të përhapjes nga njerëzit që janë asimptomatikë, ose nga ata pa simptoma klinike. Por kur u pyetën më në detaje rreth këtyre rasteve, Van Kerkhove tha që shumë prej tyre rezultojnë të kenë sëmundje të butë, ose simptoma të pazakonta.

Megjithëse zyrtarët shëndetësorë në vende përfshirë Britaninë, SHBA dhe gjetkë kanë paralajmëruar që COVID-19 po përhapet nga njerëzit pa simptoma, OBSH ka pohuar se ky lloj përhapjeje nuk është drejtues i pandemisë dhe ka të ngjarë të përbëjë rreth 6% të përhapjes. Studime të shumta kanë sugjeruar që virusi po përhapet nga njerëzit pa simptoma, por shumë prej tyre janë ose raporte anekdotike ose bazohen në modelim.

Van Kerkhove tha se bazuar në të dhënat nga vendet, kur njerëzit pa simptoma të COVID-19 gjurmohen gjatë një periudhe të gjatë për të parë nëse përhapin sëmundjen, ka shumë pak raste të përhapjes.

“Ne po shohim vazhdimisht në këto të dhëna dhe po mundohemi të marrim më shumë informacione nga vendet për t’iu përgjigjur me të vërtetë kësaj pyetje,” tha ajo. “Ende duket se është e rrallë që individët asimptomatikë në të vërtetë transmetojnë virusin.”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY