Një i plagosur rëndë në Korçë, makina e postës përplaset me pemën

Ndaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec. Burimet bëjnë të ditur se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Ngjarja ka ndodhur afërsi të fshatit Bulgarec. Nga të dhënat paraprake mësohet se është përplasur furgoni i postës dhe një automjeti tjetër tip “Benz”.

I plagosuri Kristi Plluska rreth 35 vjec, drejtuesi i furgonit të postës është dërguar në spital për të marrë shërbimin mjekësor. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 09.06.2020, rreth orës 14:00, në aksin Korçë-Bulgarec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. S., me mjetin furgon tip “Volkswagen” të Postës Shqiptare, me drejtues shtetasin K. P., rreth 35 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe u transportua në Spitalin e Korçës për mjekim, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Shtetasi N.S, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje