Basha në terren njeh shqetësimet e sipërmarrësve: RAMAVIRUSI po shkatërron shtyllën kurrizore...

Basha në terren njeh shqetësimet e sipërmarrësve: RAMAVIRUSI po shkatërron shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, biznesin e vogël

22
0
Shares

Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve me banoret ne disa njesi te ndryshme ne kryqqytet. Kreu i opozites eshte ndalur te takoje banorë dhe sipërmarrës të vegjël në Njësinë Administrative Nr. 11 në Tiranë.

Kryeopozitari thote se ka ndare shqetësimet për krizën e thellë ekononomike që ka prekur shqiptarët e në veçanti biznesin e vogël që po mbyll dyert çdo ditë.

Ai ka kontastuar disa probleme qe hasin keto sektore me te rendesishem ekonimike si rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, pagesat e larta dhe afrofe të dritave dhe të ujit, papunësia në rritje, mungesa e mbështetjes nga qeveria. Basha thote se keto arsye  po e çojnë biznesin e vogël në këtë zonë drejt falimentit.  Sipas tij jane  rreth 60 biznese ulin qepenat çdo ditë dhe familjeve të tyre u shterrojnë mundësitë për të mbijetuar.

RAMAVIRUSI po shkatërron dita-ditës shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, biznesin e vogël. Kjo krizë e thellë ka vetëm një zgjidhje: Kthimin e vëmendjes tek qytetarët, duke u dhënë atyre një qeverisje normale.

Askush nuk pret më asgjë të mirë nga kjo qeveri që ka dëshmuar në 7 vite se prioriteti i saj nuk janë qytetarët dhe biznesi i ndershëm, por një grusht njerëzish që grabisin çdo të mirë të këtij vendi.

Së bashku me qytetarët do të sjellim ndryshimin në këtë vend e do të ndërtojmë një qeverisje normale, që të garantojë ringritjen ekonomike, vende pune e një jetë më të mirë për çdo shqiptar”,-shkruan Basha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY