OFL u dërgon formularin e deklarimit të pasurive 5 personave në Tiranë dhe Kavajë

Ndaje

OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë pesë personave të dënuar për krime të rënda në Tiranë. Siç mësohet ata janë Arsen Hysenaj, Klajdi Qirjo, Elvis Muça, Sejbi Kazazi dhe Daniel Meta.

Përveç Kazazit, të katër të tjerët janë dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Njoftimi i plotë

OFL, 8 qershor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– A. H., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

– K. Q., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

– E. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

– S. K., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;

– D. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje