Trafiku i klandestinëve, çfarë vendosi gjykata për zinxhirin drejtues të Drejtorisë së...

Trafiku i klandestinëve, çfarë vendosi gjykata për zinxhirin drejtues të Drejtorisë së Kufirit në Tiranë

221
0
Shares

Pas skandalit të trafikimit të emigrantëve nga Lindja e Mesme, pas të cilit u arrestua Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit, Tiranë, bashkë me 3 zyrtarë të tjerë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “pezullim të ushtrimit të funksioneve publike” për të gjithë zinxhirin drejtues të Drejtorisë së Kufirit në Tiranë.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar për efektivët e përfshirë në trafikun e emigracionit, Altin Hasani, Besnik Zela, Albana Metko, Enkeleda Toska, pezullim ushtrimi nga funksionet publike.

Po ashtu edhe shtetësja Suela Kacabani nuk lejohet të dalë jashtë shtetit. Asaj i morën pasaportën dhe gjykata vendosi masën “detyrim paraqitje”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hetimeve të kryera për fenomene abuzive nga punonjës policie të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Tiranë, kryesisht në zbatimin e procedurave për lëshimin e lejeve të qëndrimit ndaj shtetasve të huaj, nga Lindja e Mesme, që hyjnë në Shqipëri, u ndaluan shtetasit;

– Enekeleda Toska, me detyrë Drejtore e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit, Tiranë;
– Besnik Zela, me detyrë Shefi i Sektorit në DRKM, Tiranë;
– Altin Hasani, me detyrën e Shefit të Seksionit në DRKM, Tiranë;

– Albana Metko, specialiste në DRKM, Tiranë.

“Ndalimi u krye pasi dyshohet se ata në bashkëpunim me shtetas të ndryshëm, që përfaqësojnë firma e kompani në fushën e turizmit, kanë keqpërdor atributet dhe kompetencat ligjore që u jep funksioni organik, duke shkelur detyrimet ligjore për pajisjen e shtetasve të huaj me leje qëndrimi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY