SKEMA/Reagon zëdhënësja e PD: Ja si Erjon Veliaj pastron paratë e mafias...

SKEMA/Reagon zëdhënësja e PD: Ja si Erjon Veliaj pastron paratë e mafias italiane Ndragheta

70
0
Shares

Zedhenesja e PD, Ina Zhupa ka bërë nje denoncim te forte lidhur me Erion Veliajn, duke i zbuluar skemën sesi pastrohen paratë  përmes ndërtimit të kullave dhe plehrave.

Zhupa thote se nga hetimet e prokurorisë italiane, tashmë Veliaj rezulton të kete bërë ortakeri me anëtar të grupit mafioz “Ndragheta” për pastrim parash në fushen e plehrave.

Konkretisht, EcoTirana, është kompania që realizon shërbimin e pastrimit të plehrave në Tiranë me ortakë 51 % të aksioneve Veliajn, kryetar i Bashkisë Tiranë dhe 49 % kompaninë italiane AGMS Holding.

Pikërisht një nga përfaqesuesit kryesorë të kompanisë “AGSM Holding ALBANIA” sh.a , Andrea Miglioranzi, akuzohet se ka përdorur kompaninë komunale të Bashkisë së Veronës “Amia Verona” të pastrimit të plehrave, për qarkullimin e parave të pista të organizatës Ndragheta.

SKEMA

“Po ashtu akuzohet edhe miku personal i Veliajt, kryebashkiaku që Veliaj e shpalli modelin per tu ndjekur nga ai vetë në Tirane, Flavio Tosi, për bashkëpunim me Ndragheta për pastrimin e parave nëpërmjet plehrave”,-shprehet Zhupa.

Zhupa thote se Flavio Tosi dhe Erion Veliaj e kanë shfaqur hapur lidhjen e tyre në firmosjen e marreveshjes, në vizitat reciproke ne Verona dhe Tiranë, në mbështetjen e pakushtëzuar që i jepnin njëri tjetrin.

Zedhenesja kerkon qe SPAK duhet të hetojë pa humbur kohë Erion Veliajn, lidhjet e tij me organizatën mafioze “Ndragheta” për pastrimin e parave nëpërmjet biznesit të mbetjeve, lidhjet e tij me boset e drogës për pastrimin e parave nëpërmjet ndërtimit të kullave në Tiranë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY