Shpërthen droga në vend, arrestime në Tiranë, e pësojnë inspektorët dhe kryeplaku...

Shpërthen droga në vend, arrestime në Tiranë, e pësojnë inspektorët dhe kryeplaku i fshatit

153
0
Shares

Ka vijuar kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Policia ka goditur dhe dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Nderkaq jane shpallur ne kerkim dhe 5 shtetas që dyshohen se janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në pranga kryeplaku i fshatit Gropaj dhe dy inspektorë pyjesh, për shpërdorim detyre.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë organizuar punën duke vijuar kontrollin masiv të territorit dhe si rezultat, në vendin e quajtur “Kroi i Xhepës”, në fshatin Gropaj, kanë konstatuar një sipërfaqe toke të shpyllëzuar, me 4 parcela të vogla të punuara në formë brazdash”,-njofton policia.

Gjithashtu mesohet se gjatë kontrollit në një distancë të afërt u gjetën në nje qese, rreth 200 fara dhe 80 kubikë të dyshuar me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasve R. K., Sh. K., R. K., E. K. dhe D. Sh., të cilët dyshohen se janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Po në lidhje me këtë rast u bë arrestimi i shtetasve: E. N., 41 vjeç, me detyrë kryeplaku i fshatit Gropaj; P. Gj. dhe A. A., me detyrë inspektorë pyjesh, pasi nuk kanë informuar në Polici për territorin që mbulonin.

Në Malin e Zallherrit, në një zonë të pyllëzuar pa rrugë kalimi, u gjetën tri parcela të vogla me 149 rrënjë të mbjella, të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY