Arrestimi i shefit të Policisë, vajza do të rrëfejë historinë e përdhunimit...

Arrestimi i shefit të Policisë, vajza do të rrëfejë historinë e përdhunimit në televizion

159
0
Shares

Mbrëmjen e kaluar, Shefi i Stacionit Policor në Fushë Arrëz, u vu në pranga pasi u akuzua se ka përdhunuar një vajzë në prill të vitit 2015.

I. Duraku dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e cila kishte shkuar në polici për të denoncuar përdhunimin.

Ka qenë vajza ajo e cila në praninë e një psikologu, ka vendosur ta kallëzojë shefin e policisë 5 vite më vonë, në emisionin e Arbana Osmanit “Dua të të bëj të lumtur”, duke marrë zemër nga ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nga demaskimi i personave abuzues që kanë ngritur në këmbë vendin.

Emisioni i plotë do të transmetohet mbrëmjen e sotme, megjithatë Arbana është krenare që policia ka reaguar që me publikimin e spotit të emisionit.

“Dhe të mendosh që akoma nuk është transmetuar emisioni, por vetëm spoti.”- shkruan Arbana krahas lajmit të arrestimit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY