VIDEO/Çfarë gjeti policia në shtëpinë e të kërkuarit Ervis Daka, dalin pamjet...

VIDEO/Çfarë gjeti policia në shtëpinë e të kërkuarit Ervis Daka, dalin pamjet nga operacioni i policisë

346
0
Shares

Policia ka publikuar detaje nga operacioni “blic” për arrestimin e Ervis Dakës në Elbasan. Sipas policisë, në shtëpinë e të riut janë kapur tre armë zjarri, specifikisht dy pistoleta, njëra me silenciator dhe një automatik tip kallashnikov.

Krahas armëve, në shtëpinë e Dakës është kapur një sasi municionesh si edhe një jelek anti-plumb.

Në kuadër të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. D. 33 vjeç, banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, konkretisht: një kallashnikov, dy pistoleta (njëra prej tyre me silenciator ), 170 fishekë dhe një jelek antiplumb.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete dhe dy telefona celularë”, bën me dije policia.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

ElbasanFinalizohet operacioni policor i koduar "Shënkoll".Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe Forcat Speciale RENEA, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.Sekuestrohen tri armë zjarri, silenciator, municion luftarak dhe jelek antiplumb.Vihet në pranga 1 person me precedent të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe krimeve ndaj personit.Në kuadër të zbatimit të planit të masave për kontrollin e personave me precedent dhe të dyshuar për armëmbajtje pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Shënkoll".Në kuadër të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. D. 33 vjeç, banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, konkretisht: një kallashnikov, dy pistoleta (njëra prej tyre me silenciator ), 170 fishekë dhe një jelek antiplumb.Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete dhe dy telefona celularë.Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Publiée par Policia e Shtetit sur Vendredi 5 juin 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY