FOTO/Rritet numri i bizneseve të mbyllura në Tiranë, ish-deputetja: Ndihma qesharake ekonomike...

FOTO/Rritet numri i bizneseve të mbyllura në Tiranë, ish-deputetja: Ndihma qesharake ekonomike nuk shërbeu për gjë

51
0
Shares

Te shtumta kane qene bizneset qe kane ulur qepenet e dyqaneve dhe kane shpallur hapur falimentimin, rastet e te cilave,  Partia Demokratike i ka denoncuar pergjate gjithe ketyre javeve.

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka treguar se numri i ketyre bizneseve vazhdon te rritet. Sipas saj, Biznesi si kurrë me parë është sulmuar, taksat janë rritur, mbi biznesin e vogël është vendosur tvsh, këtë vit fillon dhe fiskalizimi një gjobe prej 53 mijë lekësh për bizneset.

Tabaku shprehet se paketat fiskale të drejtuara nga Ramavirusi kanë pasur si synim grabitjen e bizneseve përmes taksave të larta dhe politikave jo stimuluese ndaj bizneseve.

Rënia e konsumit dhe rritja e papunësisë ka thelluar edhe më tej varfërinë. Goditjen më të rëndë e ka marrë shtresa e mesme ndërsa ndihma qesharake ekonomike që ishte sa 0.86% e PBB-së nuk shërbeu për kurrgjë.

Si pasojë e gjithë këtyre politikave, sot në Tiranë janë me qindra biznese që mbyllen si pasojë e një krize më të thellë dhe të hershme se e COVID-19. Bizneset mbyllen në rrugët kyç të Tiranës, ndërkohë që me dhjetra biznese të tjera në brendësi të lagjeve janë në zgrip. Shqipëria është në një krizë të thellë dhe sistematike dhe ka nevojë për ndryshim në politikbërje dhe vizion për ekonominë”,-shprehet ajo.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY