EMRAT/OFL në Lezhë dhe Laç, kërkon deklarimin e pasurisë nga 3 persona

EMRAT/OFL në Lezhë dhe Laç, kërkon deklarimin e pasurisë nga 3 persona

201
0
Shares

Ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurive 3 personave në Kurbin e Lezhë. OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Gëzim Çelaj, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Arben Prendi, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Perikli Marku, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY