Maqedonia e Veriut vendos izolimin dhe orën policore fundjavës, nga sot qytetet...

Maqedonia e Veriut vendos izolimin dhe orën policore fundjavës, nga sot qytetet e mëdha në karantinë

63
0
Shares

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se Qeveria ka vendosur për orë policore që fillon prej të enjtes deri të hënën në Shkup, Kumanovë, Likovë, Shtip, Tetovë, Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunovc, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria solli vendim për rikthimin e orës policore dhe kufizime të lëvizjes”, deklaroi Filipçe, duke sqaruar se ora policore fillon prej orës 21:00 të enjten, deri të hënën në ora 05:00 për komunat e Shkupit, komunën e Kumanovës, komunën e Likovës, komunën e Shtipit, komunën e Tetovës, si dhe Bogovinës, Bërvenicës, Tearcës, Zhelinës dhe Jegunovcit.

Filipçe njoftoi se orë policore do të ketë për gjithë qytetarët tjerë prej të enjtes (4 qershor) në ora 21:00 deri të premten (5 qershor) në ora 05:00. Në këta qytete, ora policore të premten, të shtunën dhe të dielën do të fillojë prej orës 16:00 deri nesër në ora 05:00.

Ai sqaroi se lejohet qarkullimi i punonjësve bujqësor dhe do të punojnë barnatoret pa ndërprerë. Gjithashtu ndalesë nuk do të ketë për personat me nevoja të veçanta dhe shoqëruesit e tyre.

Nderkaq, Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima si pasojë e infektimit me koronavirus dhe 101 raste të reja të Covid – 19; në Shkup – 59, Kumanovë – 12, Shtip – 7, Prilep – 1, Tetovë -5, Strugë – 6, Veles – 1, Ohër – 1, Kavadar – 1, Gostivar – 3, Koçan – 3 dhe Probishtip – 2.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY