“Cakej, hiena”, Kryeministri i nxehur me deputetë e ish-deputetë: E ridhunuat vajzën...

“Cakej, hiena”, Kryeministri i nxehur me deputetë e ish-deputetë: E ridhunuat vajzën e abuzuar, jeni më keq se ai…

111
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka shperthyer me tone te ashpra ne Kuvend, teksa po fliste per rastin e abuzimit te 15 vjecare ne shkolle ne Kamze.

Rama e mbrojti ministren dhe i doli ne krahe, duke mos e lejuar qe te krijtojne dhe ta shajne per rastin ne fjale.

“Me paturpësinë më të madhe, lloj lloj cakejsh, dhelprash, monstrash, me fytyrë njeriu, e sulmojnë. Ata duan që ministrja e Arsimit të bëjë krim, të dalë e të merret me rastin konkret në publik. Ka një sërë rastesh që ka ndodhur kështu. Abuzuesit janë për fat të keq prindërit e tyre, të afërmit apo mësuesit. Prandaj këto krime janë shumë të vështira për t’u kapur, por nëse kthehen kështu sic është kthyer nga politikanët, do të kemi zero denoncime. Kjo është t’i thuash të gjithë atyre që janë objekt i ngacmimeve ‘mos guxo të denoncosh, se do bëhesh personazhi i gjithë luftës, që zhvillohet në këtë vend për arsye që s’ka lidhje fare me ty’”, tha Rama.

Rama u justifikua dhe me pedofiline ne Kisha.

“Kisha Katolike ka prej vitesh që ka hyrë në një përballje me pe dofilinë, kardinalë, peshkopë të të gjitha nivelet, janë të përfshirë në skandale sèksuale, dhe kjo gjë që e ka goditur në mënyrë shumë të egër vetë Kishën, nuk ka qenë një arsye për të rrënuar vetë Kishën. Këtu víktima është marrë dhe është bërë paçavure, është bërë poster, dhe jam i sigurt që asnjë nga këta që flasin nuk ka shkuar që ta takojë atë vajzë.

Çfarë duan këta që ministrja të dalë dhe të flasë për rastin në publik, apo të dalë dhe të marrë masat siç duhet. Ábuzuesit e këtyre víktimave janë prindërit, njerëz shumë të afërt me ta, apo siç janë mësuesit e tyre, siç janë priftërinjtë që ti shkon dhe fal mëkatet, prandaj këto krime janë shumë të vështira për tu kapur. 

Sot në Kuvend – Fjala mbi Reformën Zgjedhore dhe dhunimin e vajzës së mitur, që ka prekur thellë ndjenjat e të gjithëve ne…

Publiée par Edi Rama sur Jeudi 4 juin 2020

/DRONIi.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY