VIDEO/Momenti kur shqiptari më i kërkuar arrestohet në Spanjë, shef i bandës...

VIDEO/Momenti kur shqiptari më i kërkuar arrestohet në Spanjë, shef i bandës shqiptaro-kolumbiane të drogës

321
0
Shares

Policia e Spanjës vuri në pranga një shqiptar, i cili kërkohej për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Autoritetet spanjolle e kanë arrestuar shqiptarin ndërsa ka qenë i izoluar në shtëpinë e tij për shkak të pandemisë së re të koronavirusit.

Ai u arrestua në shtëpinë e tij, ku agjentët sekuestruan më shumë se 40,000 euro në monedha të ndryshme (euro, dollarë amerikanë dhe dollarë kanadezë), njëzet orë prej ari, xhevahire të shumta, të cilat kapnin vlerën e më shumë se një milion euro. Gjithashtu u sekuestruan  tre kompjuterë, gjashtë telefona celularë dhe një dronë.

Sipas mediave spanjolle, shqiptari trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës. Shqiptari i shumëkërkuar ishte i pajisur me dokumentacion kolumbian dhe ekuadoras.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY