REZULTATET/Rikthehen ndeshjet në Superiore, Tirana e Kukësi e nisin mbarë

REZULTATET/Rikthehen ndeshjet në Superiore, Tirana e Kukësi e nisin mbarë

65
0
Shares

Pas 84 ditësh ndërprerje për shkak të COVID-19 në vendin tonë rikthehet futbolli.

Aktualisht kane përfunduar 45 minutat e para në katër takime në Kategorinë Superiore, të vlefshme për javën e 27.

Në stadium nuk ka tifozë, por futbollistët si edhe stafet po zbatojnë rigorozisht protokollet e vendosura, për të shmangur infektimin me koronavirus.

Sfidë me mjaft interes është ajo midis Bylisit dhe Tiranës, ku bardheblutë deri më tani kryesojnë me rezultatin 0-2.

Kukësi po fiton me Luftëtarin minimalisht, ndërsa Laçi po barazonte Teutën. Në Vlorë, Flamurtari dhe Vllaznia e kanë mbyllur në barazim pa gola.

REZULTATET

BYLIS-TIRANA 0-2

Kobina 26′, Batha 45+4′

KUKËSI-LUFTETARI 1-0

Gavazaj 8′

LAÇI-TEUTA 1-1

Xhixha 45+2′ / Kallaku 12′ (p)

FLAMURTARI-VLLAZNIA 0-0

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY