DETAJE/OFL u dërgoi formularin, njëri miku i Ervis Martinaj, një tjetër grabiti...

DETAJE/OFL u dërgoi formularin, njëri miku i Ervis Martinaj, një tjetër grabiti 20 mijë euro në autobusin e kthyer nga Italia

201
0
Shares

Operacioni Forca e Ligjit  ka kërkuar sot deklarimin e pasurisë nga katër persona të dënuar për vrasje dhe trafik lëndësh narkotike dhe vjedhje me dhunë.

Një prej tyre, i dënuar për vrasje, njihet dhe si miku i Ervis Martinajt.

Kush është Emiljano Tasho?

Tasho është bërë i njohur për drejtësinë shqiptare në vitin 2015 në vrasjen e Enton Nikës.

Emiljano Tasho, u përfshi në një debat verbal në nëntor të vitit 2015 me Nikën, ku u përfshinë në sherr edhe Mirsad Kucana e Ervis Martinaj, ku për pasojë ngjarja përfundoi me vrasjen e Nikës.

Por OFL ka kërkuar deklarimin e pasurisë edhe të Spartak Kazazi, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Edhe Kazazi është një emër i njohur për drejtësinë.

Kazazi u dyshua për vrasjen e një të riu i identifikuar si Gentian Duraj në vitin 2000. Sipas drejtuesve të policisë së Kavajës asokohe, më 8 korrik të vitit 2000 Kazazi ka vrarë me armë zjarri Gentian Durajn.

OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë Ylli Muratit nga Tirana, i cili u arrestua dy vite më parë përmes operacionit “Shigjeta” me akuzën e grabitjes me armë.

Murati u arrestua në 24 tetor të vitit 2018 pasi grabiti me armë 20 mijë euro në autobusin e linjës Itali-Vlorë.Bashkë me Muratin policia arrestoi më herët edhe një person tjetër.

Këta persona do të duhet të deklarojnë pasurinë përpara OFL brenda 48 orëve. Më pas do të jetë Prokuroria e Posacme ajo që do të vendosë për fatin e tyre.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY