Abuzimi me nxënësen/Drejtori i shkollës zbulon detaje të reja: Roja punonte pa...

Abuzimi me nxënësen/Drejtori i shkollës zbulon detaje të reja: Roja punonte pa kontratë pune…

119
0
Shares

Drejtori i shkollës në Tiranë ka folur lidhur me ngjarjen e rende te zbuluar dy dite me pare,  ku roja abuzonte seksualisht me një 15-vjeçare.

Ai ka bërë një deklaratë shokuese, në një lidhje telefonike për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24. Drejtori i shkollës mohoi që babai i vajzës t’i jetë ankuar për rojen e shkollës, ndërsa shtoi se ky i fundit punonte pa kontratë pune.

Sipas drejtorit, rojes së shkollës nuk i është ndërruar turni dhe as është hequr nga puna nga ai, pasi vendosin organet kompetente për të.

Pyetje: Babai i vajës iu është ankuar për rojen, çfarë masash keni marrë?

Drejtori i shkollës: Ngjarja për të cilën flisni është për një periudhë të shkuar. Nga informacioni që kam mbledhur, pasi unë jam vënë në dijeni vetëm kur është publikuar, nuk ka pasur asnjë ankesë për ish-rojen dh e ish-nxënësit. Nuk ka ardhur babai i vajëz për një sjellje anormale, se po të kishte ardhur një gjë do të ishte bërë.

Pyetje: Djali i rojes ka ardhur dhe iu ka kërkuar t’i ndërroni turnin?

Drejtori i shkollës: Këto janë çështje familjare. Nuk është ndryshuar kategorikisht turni i rojes.

Pyetje: Pse u mjaftuat vetëm me heqjen nga puna?

Drejtori i shkollës: Nuk e kam hequr unë nga puna. Është pushteti vendor që e bënë. Është i pasaktë dhe i pavërtetë pohimi se kam ndërruar turnin dhe kam shkarkuar rojen. Ka një vit që ky roje është larguar nga shkolla jonë. Më 30 korrik të 2019 ai nuk ka qenë më në shkollë.

Pyetje: Kush është arsyeja e largimit?

Drejtori: Ai është zëvendësuar nga organet kompetente.

Pyetje: Këto prindër pse paguajnë para për rojen e shkollës?

Drejtori: Janë kontribute. Brenda hapësirës së shkollës fëmijët kanë qenë plotësisht të sigurt.

Pyetje: Kush janë kriteret që duhet të plotësojë një roje shkolle?

Drejtori: Kriteret i përcakton organi përkatës, nuk i përcaktoj unë. Unë nuk kam asnjë udhëzim që përcakton kriteret, nuk jam unë punëdhënësi për atë person.

Pyetje: A ke pasur një mekanizëm, si ke funksionuar ti që të dish si trajtohen nxënësit nga roja?

Drejtori: Roja ka ushtruar detyrën pa një kontratë pune. Ju po deformoni procesin. Lërini organet komptente të flasin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY