Vijojnë krimet në vend, torturohet i riu duke u mbajtur peng për...

Vijojnë krimet në vend, torturohet i riu duke u mbajtur peng për disa orë

153
0
Shares

Dy persona kanë rënë në pranga për plagosjen me sende të forta të një 35 vjeçari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të dielës në lagjen nr 17 të Durrësit.

Shtetasit e arrestuar, T. C., 33 vjeç dhe E. C., 24 vjeç, banues në Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasin F. L., 35 vjeç, banues në Durrës, duke e mbajtur disa kohë në një dhomë në banesën e shtetasit E. C.

Shtetasi F. L. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

/DRONi.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY