Flet babai i vajzës së abuzuar nga roja, kur e kuptoi për...

Flet babai i vajzës së abuzuar nga roja, kur e kuptoi për videot intime: Të kalbet në burg ose do ta vras

198
0
Shares

Babai i  vajzës 15 vjeçare të abuzuar seksualisht dhe shtantazhuar me video intime nga ish-roja i shkollës 9-vjeçare në Paskuqan ka folur per mediat.

Ai ka treguar se 6 muaj më parë u vu në dijeni të videove që qarkullonin nëpër telefonë me protagonistë vajzën e tij minorene dhe Abaz Dokun.Menjëherë pas kësaj ai kishte pyetur të bijën e cila i kishte konfirmuar se prej tre vitesh ai abuzonte me të duke i bërë presion dhe kërcënuar për të mos i treguar familjes.

Përballë këtij skandali dhe halli të rëndë që i ka rënë mbi supe ai kërkon nga shteti të vërë drejtësi dhe ta kalbë në burg Dokun, në të kundërt ai thotë se do të bëjë vetëgjyqësi.

Rrefimi:

I jepte karamele, 100 lekëshe, i thashë o babë mos të ka ngacmuar. Jo tha. Këtu ishte nusja e vetë dhe djali.Katër vjet kjo punë. Më pas në gjimnaz më thotë njëri para 6 muajsh shiko telefonin, roja Abaz Doku ka shkuar me fëmijë tat.Çfarë thua i thashë?! E pyeta vajzën: E vërtetë është kjo punë? Po tha, ka tre vjet që ai ka pasur një biçak dhe një tub gome dhe i bënte presion mos i thuaj gjë babait, mamit dhe vëllait. 

Ata pinin kafe atje me djalin tim, shoqëri me hile.Me e pa telefonin, ishalla i ka zbardhur policia, ato foto që ka bërë ai maniaku 65-vjeçar i dënon fëmija i vet, jo unë si prind. Po ka shtet dhe e lanë gjallë, unë atë do ta vras. Jam unë i pari që u bërë sebep dhe e denoncova. Shteti të më gjejë një hyrje dhe të largohem nga Babrroi se më iku fytyra, më doli boja. Po ka mundësi shteti të më ndërrojë shtëpinë. Unë nesër do të iki në lumë, ku të shkoj? Nuk kam fytyrë me dalë më jashtë! Të hapë vajzat këtu te shkolla më turp nuk ka, atë duhet me e kalb në burg.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY