Kapen me kanabis ne Tirane, sekuestrohet edhe pushka e vecante

Kapen me kanabis ne Tirane, sekuestrohet edhe pushka e vecante

79
0
Shares

Policia e Tiranes perfundoi operacionin e koduar “Combination 2”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. Xh., 31 vjeç dhe O. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, si rezultat i punës operative gjurmuese për personat që kryejnë veprimtari kriminale, si dhe bazuar në informacionet e marra se në Yrshek, Tiranë, shtetasit O. L. dhe A. Xh. merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa dhe kokainë, të cilat i mbanin në një ambient në pronësi të shtetasit A. XH, organizuan punën për kapjen e këtyre shtetasve.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin në pronësi të shtetasit A. XH., Policia gjeti dhe sekuestori rreth 1.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe qese farmaceutike që shërbenin për të ndarë në doza lëndën narkotike. Ndërsa në banesën e këtij shtetasi u gjet një pushkë sportive dhe fishekë metalik për pushkën”, njoftoi policia e Tiranes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY