Gjiknuri: Parlamenti eshte legjitim, mund ta kalojme reformen zgjedhore

Gjiknuri: Parlamenti eshte legjitim, mund ta kalojme reformen zgjedhore

124
0
Shares

Perfaqesuesi i PS, Damian Gjiknuri tha sonte pas deshtimit te konsesusit se mazhoranca i ka edhe e vetme votat për të kaluar reformën zgjedhore në parlament, ndërsa e cilësoi këtë të fundit si legjitim.

“Opozita jashtëparlamentare e ka më mirë të vijë dhe të punojë për arritjen e plotësimit të kësaj reforme, ndërkohë që theksoj se ky parlament është legjitim dhe mazhoranca i ka votat. Ne kemi pranuar shumë kërkesa të saj, në bazë të rekomandimeve të ODHIR-it.

Do të bëjmë çmos të pranojmë edhe kërkesa të tjera që janë të pranueshme dhe shumë shpejt do të bëj publike të gjitha kërkesat që ka parashtruar opozita”, tha Gjiknuri.

“Gjatë gjithë kësaj kohe këshilli politik dhe komisioni ka trajtuar me seriozitet rekomandimet e ODIHR dhe është munduar ët adresojë dhe një pjesë të mirë të kërkesave të opozitës. Sot kemi një kuadër gati të përfunduar. Ne kemi gjetur hapësirën dhe do ti përfshijmë kërkesat e opozitës, por nuk mundet që pasi biem dakord dhe reflekotojmë, të fillohet dhe të çedohet duke hequr dorë e duke dalë me kërkesa të reja. Por ne do vazhdojmë të ndjekim procesin.

Paketa duhet të jetë e plotë. Administrata do jetë shumë profesionale, rekrutimi i komisionarëve është e hapur, kushdo ka të drejtë të aplikojë për të qenë komisoner do zgjodhën me short dhe do ketë proces ekstra teknologjik. Jemi të hapur për çdo takim, do vazhdojmë punën pse vendi ka nevojë për Kod Zgjedhor. Opozita do të ishte mirë të na bashkëngjitët, po parlamenti është legjitim dhe pritja nuk mund të vazhdojë pa fund. Shqetësimet e opozitës janë adresuar. Se opozita ka një problem. Kodi Zgjedhor duhet të mbyllet brenda këtij sesioni parlamentar”, tha Giknuri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY