VIDEO/”Nuk premtoj mrekullira”, Basha mes qytetarëve në Durrës: E vetmja kurë për...

VIDEO/”Nuk premtoj mrekullira”, Basha mes qytetarëve në Durrës: E vetmja kurë për Ramavirusin është bashkimi i shqiptarëve

160
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me banorët e Kënetës në Durrës, të cilët nuk e kanë humbur entuziazmin dhe shpresën për ndryshim, pavarësisht vështirësive të mëdha.

Për kreun e opozitës është shumë e rëndësishme që mbyllja dymojore i bëri shqiptarët të kuptojnë se rreziku më i madh për shëndetin dhe ekonominë e tyre është Ramavirusi.

Në komunikimin me banorët e Kënetës, zoti Basha vuri në dukje se largimi një orë e më parë i Edi Ramës është kërkesë e shumicës së shqiptarëve, pavarësisht përkatësise politike, profesionit apo moshës së tyre, pasi ai konsiderohet si e keqja më e madhe në keto 7 vjet për ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë.

Ai tërhoqi vëmendjen me dy fakte të rënda që tregojnë se kujdesi i qeverisë është për një grusht oligarkësh dhe për të vjedhur përmes tenderave, në kohën kur mijëra biznese janë duke falimentuar për shkak të mungesës së ndihmës nga qeveria: Pagesa më e fundit prej 730 mijë eurosh për inceneratorin e Tiranës dhe tenderi 3.9 milionë euro për zyrat luksoze të Ujësjellësit në Tiranën pa ujë.

“Nuk ju premtoj mrekullira, por unë dhe Partia Demokratike dhe koalicioni i opozitës së bashkuar me i madhi në 30 vite, ju premtojmë se ne do të sillemi si një qeveri normale për t’ju garantuar një jetë normale që ju të keni dinjitetin normal. Ju garantoj se do t’i japim fund hedhjes së parave të taksave tuaja në xhepat e oligarkëve. “- u shpreh zoti Basha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY