Mësohet emri i rojës së shkollës që abuzoi me nxënësen

Mësohet emri i rojës së shkollës që abuzoi me nxënësen

178
0
Shares

Është mësuar emri i rojës së shkolles që abuzoi me të miturën 15 vjecare. Ai është Abaz Doku, I cili u denoncua nga policia nga prindërit e vajzës sapo mësuan abuzimin me të. Policia dyshon të ketë ngacmuar edhe vajza të tjera të moshës së saj në zonën e njohur si “Bregu i Lumit” në kryeqytet, pas dëshmisë që ka marrë nga 15 vjecarja.

15 vjeçarja para oficerëve të policisë është shprehur se 65 vjeçari e kishte ngacmuar që kur ishte në shkollë, madje sipas saj i moshuari kishte ngacmuar edhe vajza të tjera të mitura teksa kryente detyrën e rojës së shkollës.

“Më ka fiksuar që kur isha në shkollë. Më ngacmonte edhe atëhere”, mësohet të jetë shprehur e mitura para oficerëve të policisë gjyqësore në prani edhe të psikologes, nënës dhe avokatës.

Pas arrestimit është marrë në pyetje dhe 65 vjeçari Doku, i cili ka mohuar akuzat duke deklaruar se nuk ka abuzuar seksualisht me të miturën.

“Vetëm e kam prekur në vende intime, pasi ajo më afrohej vetë“, është shprehur i moshuari para oficerëve të policisë gjyqësore.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e vëllait të të moshuarit, i cili ndodhej jashtë shtetit por çelësat e të cilës i mbante 65 vjeçari.

Ai e ka dërguar vajzën atje duke abuzuar me të, ndërkohë që gjithçka e ka filmuar në telefon, pamje të cilët ia ka dhënë edhe tre të rinjve të tjerë të zonës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY