“Vatra infeksioni në spitale dhe qendra shëndetësore”, Ish-deputeti: A do zbatohet kodi...

“Vatra infeksioni në spitale dhe qendra shëndetësore”, Ish-deputeti: A do zbatohet kodi penal për ministren?

71
0
Shares

Pas QSUT, janë 2 mjekë që rezultojnë të prekur me Covid në Qendrën Shëndetësore nr.9, të infektuar nga pacientët. Ministria beri me dije vetem rastet e reja, por nuk zbuloi se ku ishin mjeket e infektuar, dhe pse mediat arriten ta zbulonin me heret.

Lidhur me kete vater te re, ish-deputeti Bardh Spahia shpreh shqetesimin se kjo tregon se sa i pambrojtur është personeli shëndetësor në vend, e sa të rrezikuar janë pacientët, që mund të infektohen nga vetë mjekë të prekur nga Covid.

Ne nje reagim te fundit, ai shprehet se  fajin nuk e kanë qytetarët, por e vetmja përgjegjëse është vetë qeveria.

Pas rasteve të fundit në QSUT e tani edhe në Qendrën Shëndetësore nr.9, dukshëm qeveria që ka miratuar masa drastike deri në burgosje për shkelësit e rregullave të distancimit social, nuk e ka carë kokën për to në institucionet publike të kujdesit shëndetësor!!! Pra rregullat dhe burgu për qytetarët, por jo për vetë ministrinë e shëndetësisë të parën, e cila qëllimshëm apo nga injoranca ka neglizhuar vetë zbatimin e rregullave! Zonja ministre, cfarë je duke bërë ? Si mund të shndërrohen në vatra infeksioni spitalet apo qendrat shëndetësore ? Si mund të mos zbatosh vetë rregullat, që i vendos për të tjerët ? A nuk i detyron edhe dentistët që të investojnë për të patur supermbrojtje në punën me pacientin(dhe mirë bën), por pse dreqin nuk e bën vetë në institucionet publike ? Sipas ndryshimeve që vetë ke propozuar në kodin penal, je përgjegjëse për përhapjen e virusit, minimumi për neglizhencë kriminale”,-ka reaguar se fundmi Bardh Spahia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY