Shpërthejnë rastet në rrethe, COVID-19 në Mat, Lushnjë dhe Bulqizë

Shpërthejnë rastet në rrethe, COVID-19 në Mat, Lushnjë dhe Bulqizë

268
0
Shares

Mati është futur sërish në zonat e prekura nga Covid-19. Aktualisht janë shfaqur 6 raste të reja në Njësinë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit.

Burime pranë NjKVSH Mat thanë këta persona janë kontakt i të moshuarës që ndodhej në spital në Tiranë e cila rezultoi pozitive 2 ditë më parë.

Nisur nga kjo, janë marrë ditën e djeshme 10 tampon për analiza nga të cilat 6 kanë rezoltuar pozitive.

Po ashtu jane regjistruar dhe 4 raste të reja me Covid-19 në Lushnje.Këto raste kanë rezultuar pozitive ditën e djeshme dhe janë karantinuar në banesën e tyre.Mësohet se janë raste kontakti të ardhur nga Tirana.

Po konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Bulqizë. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se i infektuari ka qenë i shtruar në QSUT.

Mësohet se i infektuari është nga një fshat i Bulqizës. Ky i fundit ka qenë i shtruar në pavionin e sëmundjeve të brendshme në QSUT, nga dhe ku mendohet se ka marrë virusin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY