“Je teper evropian”, Basha tregon si do te realizoje disa ndryshime kushtetuese

“Je teper evropian”, Basha tregon si do te realizoje disa ndryshime kushtetuese

85
0
Shares

“Je tepër europian”, kreuni PD, Lulzim Basha tregon si do të sjellë ndryshimin për zbatimin e ligjit dhe një propozim i ri për kufizimin e numrit të mandateve të kryeministrit.

Pjese nga intervista:

Pyetje: Pse një qytetar i Republikës së Shqipërisë do të duhet të votonte Lulzim Bashën? Çfarë do të ndryshonte për këtë qytetar?

Lulzim Basha: Dy gjëra do të ndryshojnë. E para institucionet do të fillojnë të funksionojnë ndryshe. Nuk do të ketë përqëndrim të pushtetit si me Edi Ramën. Ajo që sot çdokush e dallon dhe që ma thotë, shumica ma thonë për kompliment, ka ndonjë që mendon se ma thotë me kunj që “je tepër europian”, ajo do të jetë realitet në institucionet e nesërme. Institucionet do të funksionojnë sipas ligjit. Ligji do të jetë bibla e institucioneve dhe jo vullneti im. E dyta, kjo do të thotë që do të kemi një reformë, pse jo dhe një reformë kushtetuese që do të garantojë që institucionet do të jenë në dorë të qytetarëve. Po, dhe unë e kam shprehur këtë. Për shembull kufizimi i pushtetit të qeverisë që të mos kemi prapë një Rama bis, larg qoftë se Zoti e do Shqipërinë, nuk besoj se do t’ia bëjë këtë, por edhe ne duhet të bëjmë punën tonë, është propozimi im që të forcojmë kontrollin dhe balancen. Ka shumë mënyra për ta bërë këtë: që nga procedurat e dyfishta të një parlamenti me një dhomë, parlamenti me dy dhoma që është preferenca ime me të njëjtin numër pa shtuar barrën fiskale, pa shtuar koston për qytetarët, por që qeveria të ketë dy pengesa për të kaluar, të mos kalojë brenda natës ligje për të zhvatur xhepat e shqiptarëve dhe për të pasuruar oligarkët. Pra një reformë të plotë kushtetuese. Kufizim të termave. Nuk ka pse të ketë Shqipëria një kryeministër për më shumë se 8 vite.

Pyetje: Jeni i gatshëm ta bëni këtë?

Lulzim Basha: Jam i vendosur ta propozoj dhe në qoftë se parlamenti i ardhshëm nuk do të kem votat për ta kaluar këtë si kryeministër do ti drejtohem popullit me referendum që kurrë më Shqipëria mos të ketë një kryeministër për më shumë se 8 vite.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY