Aksione për ndalimin e krimeve mjedisore, gjobitet dhe procedohet një person në...

Aksione për ndalimin e krimeve mjedisore, gjobitet dhe procedohet një person në Tiranë, po hidhte një material të dëmshëm

57
0
Shares

Siç u lajmërua me pare, vazhdojne operacionet per te ndaluar krimet mjedisore.  Bburime zyrtare, thone se eshte proceduar penalisht një shtetas dhe referohen materialet për kompaninë në të cilën ai ishte i punësuar.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore dhe për menaxhimin e mbetjeve, shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 5, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, në vendin e quajtur “Varrezat”, në Bathore, kanë konstatuar shtetasin G. D., duke hedhur material (shtuf) që shkakton ndotje të ajrit”,-njofton policia.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 5 proceduan penalisht për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”, shtetasin G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet për kompaninë në të cilën ishte punësuar ky shtetas.

Nga ana e Policisë Bashkiake u vendos masa e gjobës 50 mijë lekë të reja. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONIi.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY