Ralf Gjoni zbulon prapaskenat e përjashtimit: Deputetëve po u bëhet presion dhe...

Ralf Gjoni zbulon prapaskenat e përjashtimit: Deputetëve po u bëhet presion dhe po joshen financiarisht

203
0
Shares

Deputeti i opozites parlamentare, Ralf Gjoni ka dale menjehere ne deklarate pas perjashtimit qe i beri Kuvendi. Ai zbulon prapaskenat që fshihen pas përjashtimit të tij me 10 ditë nga Kuvendi.

Ai lëshoi akuza të fortë në drejtim të maxhorancës dhe të opozitës jashtëparlamentare, ndërsa foli për një plan ogurzi që po përgatitet të kalojë për miratim reformën zgjedhore.

Ralf Gjoni: Komisioneri ka vendosur që mos të ushtrojë detyrën siç duhet. Unë nuk do e mbyll gojën. Nuk do rresht së bërtituri në atë parlament. Shumë krime dhe korrupsione fshihen nën hijen e kësaj që ndodh.Kam dyshime se po përgatitet një plan ogurzi për të kaluar një palodraft përtë anashkaluar reformën zgjedhore së bashku me opozitën rrugore.  Por kjo nuk është reformë zgjedhore pa ndryshimin e sistemit electoral. Unë jam përjashtuar se kam evidentuar intimidimin e votës së disa deputetëve të opozitës parlamentare nga elementë të qarqeve socialiste. Ndaj deputetëve është ushtruar presion psikologjik dhe joshur financiarisht.”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY