Byroja e Kuvendit ‘i mbyll gojën’ Ralf Gjonit, deputeti përjashtohet për 10...

Byroja e Kuvendit ‘i mbyll gojën’ Ralf Gjonit, deputeti përjashtohet për 10 ditë

67
0
Shares

Byroja e Kuvendit përjashton për 10 ditë deputetin e opozitës parlamentare Ralf Gjoni.

Shkak për këtë është bërë veprimi i tij në seancën e fundit, kur Gjoni vendosi në foltoren e kuvendit disa lëpirëse.

Në një postim në facebook Gjoni shkruan se përjashtimi i tij u bë vetëm e vetëm se kanë frikë nga e vërteta mbi teatrin e korrupsionit.

Deputetët që kërkuan përjashtimin e Ralf Gjonit

-Evis Kushi

-Vasilika Hysi

-Almira Xhembulla

-Ardiana Jaku

-Artemis Malo

-Vilma Bello

-Elona Hoxha

REAGIMI I GJONIT-TË PALARAT DO DALIN NË SHESH. NUK MA MBYLLNI DOT GOJËN!

Shërbimet e partisë mëmë më kanë përjashtuar dje për 10 ditë nga aktivitetet e Kuvendit, për të dytën herë. Vetëm e vetëm se kanë frikë nga e vërteta mbi teatrin e korrupsionit!

7 gra deputete socialiste i janë bindur kokëulur urdhrit të Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës duke kërkuar ‘internimin’ tim, sepse duan të fshehin të vërtetën. Produkte të denja listash partiake.️
Kuvendi kontrollohet sot prej provincializmit intelektual nën diktatin e mullarit të kashtës që teatri kombëtar u duket si kuti tallashi.

Jam përjashtuar sepse kërkova të parashtroja disa pyetje mbi transparencën e shembjes së Teatrit ndaj Komisionerit për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishi ashtu siç më jep të drejtë Pika 7 e Nenit 103 të Rregullores së Kuvendit.

Pyetjet mu kërkuan të ngriheshin nga një grup organizatash të shoqërisë civile drejtuar nga Qendra ResPublica e cila mbetet kritike ndaj aktivitetit klientelist të Komisionerit (gjoja të pavarur).

Nuk mund të ketë etikë normale e as ulje koke përballë kësaj arrogance diabolike që po shkatërron të ardhmen tonë të përbashkët. Vetëm denoncime dhe lolipop në gojë do kenë.

Këta që sot duhet të ishin në burg, sot flasin për etikë parlamentare ndërkohë që i kanë futur kazmën drejtësisë dhe fadromën pasurive kombëtare.
Ndaj unë do vazhdoj të ulëras pa pushim e pa kompromis për këtë padrejtësi që po i bëhet Shqipërisë derisa çdo shqiptar i pavarur e i ndershëm të më bashkohet në betejën për t’a shporrur këtë kastë të korruptuar drejt burgut!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY