VIDEO/Basha nis ditën me takime tek njësia 5: Do i japim fund...

VIDEO/Basha nis ditën me takime tek njësia 5: Do i japim fund koncesioneve, paratë t’iu shkojnë qytetarëve

78
0
Shares

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dale heret ne mengjes dhe ka treguar hapin e parë që do të ndjekë opozita duke kërkuar që t’i jepet fund koncesioneve dhe ato para t’i kthehen qytetarëve.

Ai akuzoi qeverinë se nuk ka shpërndarë ende paratë për njerëzit që kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë.

“Jam tek kryqëzimi në njësinë 5 gati për të filluar një takim një ecje me biznese dhe banorë të zonës. Gjatë ditës së djeshme kam vizituar dhjetëra biznese në zonën e Xhamllikut. Është një mëngjes plot me lëvizje por numri i bizneseve të hapura është shumë i vogël dhe klientët janë të pakët.

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 26 mai 2020

Do i japim fund koncesioneve dhe Do t’i kthejmë ato para njerëzve paratë që kanë humbur dhe ata që duhet të përfitonin nga VKM gjysmake të qeverisë nuk i kanë marrë paratë akoma. Uroj që këto ditë të para të çlirimit të jenë edhe ditët e rimarrjes së shpresës dhe ringritjes ekonomike dhe politike të vendit”, tha Basha.

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, PARA NISJES SË TAKIMEVE ME BIZNESET TEK NJËSIA 5.

Mirëmëngjes të dashur miq.

Jam këtu në një nga kryqëzimet më të rënduara të rrugëve tek njësia administrative numër 5 në Tiranë, gati për të filluar një takim në ecje me bizneset e zonës dhe banorët e zonës.

Situata edhe në këtë lagje, një nga më të dendurat e Tiranës dhe pa diskutim zemër ekonomike e Tiranës, është shumë e vështirë. Gjatë ditës së djeshme kam vizituar dhjetra biznese në zonën e Xhamllikut tek njësia administrative numër 3, ndërsa sot do të jemi këtu me qytetarë, pronarë dhe me punonjës të bizneseve të vogla për të parë sesi është situata aktuale.

Është një mëngjes plot me lëvizje, por ajo që të bie në sy fillimisht është që numri i njerëzve nëpër dyqane është shumë i vogël. Në dy-tre lokale që janë të hapura, numri i atyre që po pijnë kafe është edhe më i vogël se zakonisht, por tani do të jem hap pas hapi me ta për t’i pyetur sesi është gjendja e tyre, nëse kanë marrë apo jo ndonjë ndihmë. Si është shtrëngesa që kanë përjetuar për shkak të rënies së konsumit, si është xhiro dhe për të diskutuar së bashku se çfarë duhet bërë në këtë kohë të vështirë ekonomike.

Për fat të keq, qeveria, në vend që të ishte në krah të biznesit, në krah të familjeve në nevojë, i ka braktisur dhe i ka lënë në mëshirë të fatit dhe paratë e taksave të tyre nuk kanë shkuar për t’i ndihmuar ata, por kanë shkuar përsëri për të ndihmuar një grusht njerëzish, një grusht oligarkësh. Kjo është arsyeja se pse kriza ekonomike në Shqipëri është më e thellë sesa në Kosovë, është më e thellë sesa në Maqedoninë e Veriut. Në qoftë se vazhdon kështu, do të thellohet edhe më shumë. Do të jetë kriza më e thellë në të gjithë Ballkanin. Këtë, natyrisht, nuk e dëshiron askush, nuk mund ta pranojmë as ne si opozitë.

Ndaj, kryesorja është t’i dëgjojmë drejtpërdrejt nga goja e njerëzve, e atyre që janë drejtpërdrejt të prekur, siç janë bizneset, por edhe e qytetarëve, gjendjen e tyre reale, pa propagandë, pa mashtrime, pa gënjeshtra dhe të diskutojmë bashkë me ta edhe rrugët e daljes nga kjo situatë që, nëse ka vullnet, sigurisht që ekzistojnë.

Hapi i parë do të jetë që lekët e shqiptarëve të shkojnë tek njerezit, t’i japim fund prokurorimeve korruptive, tenderave sekretë, koncesioneve që po përthithin të gjithë paratë e njerëzve, t’i kthejmë ato në pagesa direkte, në radhë të parë për konsumatorët, për familjet në nevojë, për njerëzit që kanë humbur vendet e punës, që kanë humbur xhiron e tyre. Së dyti, përfitime për çdo biznes. Statistikat e fundit tregojnë se më pak se gjysma e atyre që duhet të përfitonin nga vkm-të gjysmake të qeverisë, nuk i kanë marrë këto para akoma.

Duke ju përshëndetur nga zemra e Tiranës, ju uroj një ditë sa më të mirë dhe uroj qe keto ditë të para të çlirimit nga oraret kuturu të jenë edhe ditët e rimarrjes së shpresës, e ringritjes morale që do t’i paraprijë ringritjes politike dhe ringritjes ekonomike te vendit. Ju përshendes!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY