Tenderat për materialet mjekësorë gjatë pandemisë, hetimi vazhdon: SPAK iu drejtohet doganave

Tenderat për materialet mjekësorë gjatë pandemisë, hetimi vazhdon: SPAK iu drejtohet doganave

35
0
Shares

Hetimi për tenderat e materialeve mjekësore të denoncuar nga Partia Demokratike për shkelje dhe vjedhje është duke vazhduar nga SPAK.

Burimet kanë bërë të ditur se SPAK ka nisur kërkesë doganave për të marrë informacione në lidhje me zhdoganimet e bëra gjatë kësaj periudhe, pasi opozita akuzon qeverinë dhe ministrinë e Shëndetësisë se materialet janë prodhuar në tregun vendas dhe blerë me çmime sikur kanë ardhur nga jashtë.

SPAK kërkon të dijë nga doganat se çfarë materialesh janë zhdoganuar në periudhën e pandemisë? Nga kanë ardhur? Me çfarë çmimesh janë zhdoganuar dhe në çfarë sasie kanë qenë?

SPAK kërkon nga doganat që të kthejnë përgjigje brenda kësaj jave.

Ndërkohë SPAK po kryen edhe verifikme në institucione të tjera përfshirë deklarimet në tatime nga subjeket fituese të tenderave si dhe kontrollet e bëra në treg nga institucionet e tjera si Kontrolli i Lartë i Shtetit apo Autoriteti i Konkurencës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY