Rikthehen rastet në radhët e policisë, pozitiv me COVID-19 efektivi i togës...

Rikthehen rastet në radhët e policisë, pozitiv me COVID-19 efektivi i togës së shoqërimit

172
0
Shares

Një efektiv i togës së shoqërimit në Gjykatën e Tiranës ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Të dielën ai së bashku me nënën dhe vajzën kanë pasur temperaturë dhe shenja të tjera të sëmundjes.

Të hënën pasdite u është marrë tamponi dhe kanë rezultuar të tre pozitiv. Nga dje janë futur në karantinë, dhe janë izoluar nga personat e tjerë.

Sot është njoftuar dhe drejtoria e përgjithshme e burgjeve dhe pritet një urdher sesi do të procedohet me personat e kontaktit të efektivit, shkruan faxweb.

Dyshimet e para janë se polici mund të jetë infektuar nga nëna e tij,  që punon si shitëse, ndërkohë që pritet të bëhet hetimi i plotë epidemiologjik i rastit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY