DETAJE/Arrestohen 6 shtetas për vepra të ndryshme penale në Tiranë

DETAJE/Arrestohen 6 shtetas për vepra të ndryshme penale në Tiranë

52
0
Shares

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, njëri prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Droge- Policia njofton se ka sekuestruar lëndë narkotike dhe disa sende të vjedhura.Sipas policise, eshte vënë në pranga shtetasi J. H., 29 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 205.4 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa dhe arrestim i  A. A., 25 vjeç.

Vjedhje – Nderkaq, policia filloi procedimin në gjendje të lirë për shkak të moshës, për shtetasin A. N., 17 vjeç, pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një sasi lekësh dhe sende personale në mjetin në pronësi të shtetasit R. Sh., si dhe disa artikuj ushqimorë në dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit I. B. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura.

Tentativë për vjedhje – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë, i shtetasit R. T., 35 vjeç. Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë patrullimit në rrugën “Kajo Karafili”, kanë konstatuar një shtetas që po tentonte të hapte bagazhin e një mjeti të parkuar. Sapo ka parë shërbimet e Policisë ai është larguar me biçikletë, por është kapur gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Mihal Duri”. Gjatë kontrollit fizik shtetasit R. T. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale sende që i përdorte për të vjedhur (dy fletë sharrë hekuri, kaçavida dhe pinca), si dhe biçikleta më të cilën u largua ( e cila rezultoi e vjedhur).

Dhunë psikologjike dhe fizike – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit të shpallur në kërkim E. S., 27 vjeç, pasi më datë 25.05.2020, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj motrës së tij.

Drejtim mjeti në gjendje të dehur – Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor janë arrestuar në flagrancë shtetasit K. Sh., 56 vjeç dhe E. H., 36 vjeç, pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY