Shkatërruan punishten dhe vodhën materiale me vlerë, 4 persona në pranga...

Shkatërruan punishten dhe vodhën materiale me vlerë, 4 persona në pranga në Tepelenë

61
0
Shares

Katër persona janë vënë në pranga nga policia e Tepelenës, pasi kanë thyer një punishte mermeri dhe kanë vjedhur materiale me vlera të konsiderueshme monetare.

Ngjarja ka ndodhur më 20 maj, në punishten e shtetasit S.G.

”Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasit M. M., 26 vjeç, M. M., 28 vjeç, S. Ç., 20 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, të gjithë banues në Tepelenë, si autorë të dyshuar, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje në punishte, vegla pune si kompresorë, motosharrë, troko e materiale të tjera me vlerë të konsiderueshme monetare, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer dhe disa vjedhje të tjera në fshatrat e Tepelenës, ku vijon puna për dokumentinin me prova ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY