Regjisori Budina: Jemi komite se nuk jemi bandite. Thirrje per mosbindje civile

Regjisori Budina: Jemi komite se nuk jemi bandite. Thirrje per mosbindje civile

27
0
Shares

Regjisori Edmond Budina, bëri thirrje nga qyteti i Kukesit për mosbindje civile, ndërsa ftoi qytetarët që të bëhen bashkë për t’i dhënë fund asaj që e quajti “klikë uzurpatore”.

Regjisori Budina tha se ka nje bashkëpunim mes māfies, krímit dhe pushtetit politik dhe këtë e treguan më së miri natën e 17 majit ku shembën Teatrin Kombëtar së bashku me flamurin kombëtar, e varrosën atje dhe nuk patën guximin të hiqnin flamurin. Në çdo vend të botës ky është një krím që dënohet sepse është një dhunim i simboleve kombëtare.

”Të vjedhësh truallin në mes të Tiranës është thjesht të mbushësh xhepat me para e të mos mendosh për hallet e popullit. Ata duan të fshehin një krim akoma më të madh pas Teatrit Kombëtar. Të ngrihemi dhe t’i themi ndal këtij pushteti kríminal që mendon vetëm për një grusht njerëzish që mendon si të mbushë xhepat e vet. E shikojmë si është Kukësi sot, që duhet të lulëzonte nga rinia, është i braktisur. Jemi që të sjellim kulturën në qendër të politikës shqiptare. Pavarësisht bindjeve, duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të rrëzuar këtë klikë mafioze që është pushtet. Ai na quajti ne komitë, ne jemi krenarë që jemi komitë sepse nuk jemi banditë. Ata janë banditë. Ne luftojmë dhe përpiqemi për një gjë njerëzore, një të mirë të përbashkët që e shkelin më këmbë. Jo vetëm që këtë peticion do ta nënshkruajmë por duhet të bëjmë një mosbindje civile. Ata po tallen me ne, me të gjitha. Shikoni çfarë urdhrash jep. Në darkë i mbushet mendja salep sulltanit e thotë nesër të dalin këta, mos të dalin ata. A është kjo demokraci, demokracia duhet të jetë e drejtpërdrejt, duhet të jetë populli që të komandojë dhe jo një klikë uzurpatorësh. Duhet të mblidhemi dhe t’i themi mjaft më kësaj klike që ka zaptuar vendin. Duhet ta shporrim këtë klikë uzurpatore. Të gjithë së bashku dhe jeni të mirëpritur dhe në Tiranë me protestat tuaja por dhe këtu për çdo padrejtësi që ju bëhet”, tha Budina.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY