“Një showgirl iu dha informacion”, si u grabit biznesmeni me miliona lekë,...

“Një showgirl iu dha informacion”, si u grabit biznesmeni me miliona lekë, arrestohen autorët në Tiranë

273
0
Shares

Ditën e djeshme një biznesmen në Tiranë ka rënë pre e një grabitjeje të mirë oganizuar, ku në automjetin e tij u vodhën 20 milionë lek të reja dhe rreth 50 mijë franga.

Sot komisariati numër dy në Tiranë, vuri në pranga dy grabitësit, Gentian Kane dhe Donaldo Hoxhaj.

Si ndodhi grabitja?

Në dëshminë e tij biznesmeni ka deklaruar se ka dale nga një qendër tregtare në zonën e bllokut dhe më pas është drejtuar për në një tjetër qendër tregtare, për të blerë një pajisje elektroshtëpiake.

Vetëm 15 minuta, pasi del nga qendra tregtare, biznesmeni konstaton se në bagazhin e automjetit të tij, mungonte çanta me paratë që ai kishte lënë, në momentin që kishte parkuar.

Sipas grupit hetimor, personi që ka informuar dy grabitësit, është motra e njërit prej tyre, e cila është një showgirl në median shqiptare, dhe ajo, ka pasur dijeni për shumën e parave që gjendej në bagazhin e biznesmenit.

Automjeti me të cilin grabitësit janë larguar, ka qenë në pronësi të motrës së Donaldo Hoxhajt, e cila edhe ajo ka dhënë deklarimet në polici, pasi është verifikuar pronësia e automjetit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY