Mjeku imunolog: Hapje me te shpejte ne plazhe

Mjeku imunolog: Hapje me te shpejte ne plazhe

45
0
Shares

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe kerkoi qe qeveria te beje një hapje edhe në plazhe.

Në një intervistë me “Skype” gjatë edicionit qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, ai deklaroi se plazhet janë ambiente të hapura dhe për më tepër ka diell. Sipas mjekut, kjo bën që rrezikshmëria nga virusi të bjerë.

“Lirimi i masave duhet të jetë sa më gradual, këto masa nuk duhet të përfshijnë vetëm plazhet, por në përgjithësi. Duhet të evitohen grumbullimet sidomos në ambientet e mbyllura. Në ambientet e hapura, sikurse edhe në plazh, nëse njerëzit rrinë të distancuar nga njëri-tjetri, rreziku është më i vogël sepse veprimi i diellit dhe i temperaturës e zvogëlon efektivitetin e virusit. Por në plazh ka edhe ambiente të mbyllura. Edhe lëvizja masive e njerëzve është një burim infeksioni në bregdet.”, tha mjeku Sulcebe.

Megjithatë, Genc Sulçebe theksoi se kujdesi duhet të jetë pasi virusi është ende midis nesh.

“Ecuria e pandemisë në Shqipëri është një histori suksesi sepse jemi nga numrat më të ulët. Në këtë fazë është një fazë që duhet të kemi sa më shumë kujdes. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që infeksioni është midis nesh. Një pjesë  emirë e jona e përçojnë këtë infeksion. Asimptomatikët mund ta shpërndajnë virusin tek individët që kanë një sistem imunitar më të dobët. Rreziku ekziston gjithmonë. Ne bashkëjetojmë me këtë virus, porn ë të njëjtën kohë duhet të bëjmë edhe lirime të masave.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY