Mister shkaqet e vetëvrasjes së 51-vjeçarit në burgun e Fierit, telefonoi familjen disa minuta para aktit tragjik

Ndaje

Familjarë dhe të njohur të Bilbil Zekajt 51-vjeçarit që u vetëvar dje në burgun e Fierit kanë mbetur të tronditur nga akti i rëndë i vetëflijimit një ditë më parë. Ata kanë kërkuar sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes së të afërmit e tij.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton se mbeten mister shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërkohë që burime bëjnë me dije se ai ka kryer telefonatën e fundit me familjarët 20 minuta para se të futej në tualet ku dhe do të vetëvarej.

Bashkëshortja e viktimës tregon bisedat telefonike me të, teksa shprehet se ai nuk i kishte thënë kurrë asgjë apo që t’i kishte shprehur ndonjë brengë.

Ai ishte në pritje të vendimit të gjykatës pasi ishte arrestuar me 1 kg lëndë narkotike. Zekaj akuzohej bashkë me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim, për trafik të lëndëve narkotike për shkak se kjo sasi iu gjet në banesë.

51-vjeçari nga Mallakastra nuk njihej si person problematik dhe nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penalë./DRONI.,al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje