Meta tregon si e ka kuptuar deklaraten e Yuri Kim “per marreveshjen...

Meta tregon si e ka kuptuar deklaraten e Yuri Kim “per marreveshjen e fshehte”

100
0
Shares

Presidenti i vendit Ilir Meta ka mohuar që një mesazh i para disa ditëve i Ambasadores Amerikane , të jetë adresuar ndaj tij. “Shpresoj që të mos ketë një marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi”, shkruante Ambasadorja Yuri Kim, disa ditë më parë në një publikim në rrjetet sociale. I pyetur në studion e emisionit “Opinion”, nëse presidenti ishte target i këtij mesazhi, sikurse kishte cituar edhe Zëri i Amerikës, Meta tha se askush nuk mund të ketë target presidentin.

Fevziu: Reforma në drejtësi po kthehet si legjenda e Rozafës. Statusi i Ambasadores amerikane, pasuar edhe nga një status i zyrës së Komisionit Europian. Sipas VOA , ky status ju adresohet ju si një person që përmes platformës suaj po mundoheni të ktheni pas reformën.

Meta: Unë besoj që jemi endë në kuadër të revolucionit kulturor të reformës në drejtësi.

Fevziu: Këtë revolucion e keni votuar ju zoti Meta?

Meta: Është tjetër reforma që u votua dhe tjetër revolucioni kulturor që është katandisur. Ka 6 vjet që flitet për refromë dhe është paralizuar gjithë sistemi dhe problemi është që ata që e dështuan kërkojnë të shpikin fajtor.

Fevziu: A jeni target i Ambasadores?

Meta: Nuk mund të jem target i askujt sepse jam presidenti i vendit. Nuk mund të ketë një Ambasadore target mbi një president se ky është një problem tjetër. Nuk është Ilir Meta target i askujt. Një gjë ta kesh të qartë ti dhe kushdo. Nuk lejoj më të tallet njeri me atë reformë që e katandisën në atë formë.
Ambasadorja vetëm për Ilir Metën s’mund ta ketë, ashtu sikurse jam i sigurt që ai burimi për VOA është burim i Ambasadës Amerikane, por jo i ambasadores.

Ambasadorja në datën 23  mars në një takim që ka bërë në presidencë më ka kërkuar idetë e mia si mund të shkohet drejt një normaliteti dhe më 8 Prill drejtori i kabinetit i ka kthyer përgjigje bashkë dhe me një platformë ku i thotë, që edhe pse jemi në situatë karantine, ju lutem lexoni këto propozime të presidentit dhe presim propozimet tuaja. Këshilltari ligjor i presidentit do takohet me këshilltaren e saj. Presidenti i ka çuar një platformë me 14 pika që u bë publike, ku janë dhe pikat për çëshjet e drejtësisë, si zhbllokohet KED dhe si bëhen gjith proceset e tjera. Nëse ambasadorja ka ndonjë shqetësim ta shprehi./Opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY