HETIMET/25-vjeçari në Vlorë mund të jetë ekzekutuar me silenciator, pista kryesore ku...

HETIMET/25-vjeçari në Vlorë mund të jetë ekzekutuar me silenciator, pista kryesore ku po heton policia

109
0
Shares

24 orë pas vrasjes së 26 vjeçarit Kristian Breshanaj, krimi mbetet pa autor. Policia e Vlorës ka punuar gjatë gjithë këtyre orëve për kapjen e autorëve, ngritjen e pistave të hetimit si dhe trajektoren që kanë ndjekur autorët.

Pista kryesore e hetimeve është jeta dhe aktiviteti i tij në Belgjikë, mesohet nga burimet e policise.

Pra policia po heton në 3 pista, koha e qëndrimit dhe aktiviteti në Belgjikë, larja e hesapeve dhe trafikim i lëndëve narkotike.

Nga burimet brenda policisë së Vlorës konfirmohet se autorët kanë qenë të maskuar. Ata kanë goditur nga brenda makinës duke u afruar pranë viktimës, kanë qëlluar me silenciator për mos u dëgjuar krismat.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë zonës së quajtur “7 pallatet”, ku si pasojë e plumbave të marra ka gjetur vdekjen menjëherë Kristian Breshanaj, 25-vjeç. Breshanaj kishte vetëm 3 muaj që ishte kthyer nga Belgjika, djalë i një mjeku reanimator në Spitalin e Vlorës.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY