Bashkia zhduk teatrin nga faqja sapo u publikua në media se përfshihej...

Bashkia zhduk teatrin nga faqja sapo u publikua në media se përfshihej tek atraksionet

60
0
Shares

Teatri Kombëtar është pastruar nga sheshi i tij sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. Aty ku ishte tani është bërë tepsi falë një kompanie që transportoi rrënojat pa tender, ndërkohë që copat e tij u shpërndanë në kodrat rreth e rrotull Tiranës

Por Bashkia e Tiranës kishte harruar ta fshijë nga lista e atraksioneve të kryeqytetit në faqen e saj online. Deri pasditen e sotme, ora 17:20, kjo godinë historike figuronte si një nga arsyet se pse një turist duhet të vizitonte Tiranën.

Por menjëherë sapo lajmi doli në media që bashkia e Tiranës nuk e ka hequr Teatrin Kombëtar nga atraksionet e kryeqytetit, infomacioni rreth tij u zhduk si me magji.

Bashkia e Tiranës është institucioni me subversiv ndaj informacionit. Kryetari Veliaj ka 6 vjet që nuk ka dhënë asnjë konferencë shtypi dhe nuk pranon gazetarë në aktivitetet e tij.

Një zyrë shtypi prej 30 personash në Bashki prodhon përmbajtje të censuruar rreth bashkisë, përmbajtje të manipuluar dhe të gënjeshtërt në jo pak raste.

Ata aktivizojnë rreth 4000 nga 5000 punonjës të bashkisë në rrjetet sociale për të sulmuar postimet kritike ndaj Velisë duke e kthyer këtë institucion në inkuizitor të medias dhe informimit të lirë.

Një organizatë po kryen prej disa kohës një investigim dhe ka hartuar një listë të gjatë profilesh me punonjës të bashkisë që sulmojnë mediat, listë e cila pritet të promovohet në media. /DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY