164 punonjës me Covid-19, mbyllet miniera më e thellë e arit në...

164 punonjës me Covid-19, mbyllet miniera më e thellë e arit në botë

225
0
Shares
Foto Ilustruese

Koronavirusi nuk kursen as minierat. BBC shkruan se miniera më e thellë e arit në botë, Mponeng, në Afrikën e Jugut, ka ndërprerë punën, pasi 164 minatorë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Muajin e kaluar, minatorët u rikthyen në punë, pasi kishin ndaluar në muajin mars, pas rasteve të para me koronavirus. Miniera funksionoi me një kapacitet rreth 50%, por pas shfaqjes së rasteve shumë punonjës ngritën shqetësimin mbi sigurinë e tyre.

Shumica e atyre që rezultuan pozitivë ishin asimptomatikë. Sipas pronarëve të minierës, të gjithë personat që kanë rezultuar pozitivë janë futur në izolim, shkruan BBC.

Afrika e Jugut është shteti me shumicën e rasteve me koronavirus në Afrikë, me 21,343 persona që kanë rezultuar pozitivë, nga të cilët 407 kanë ndërruar jetë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY