“Kjo kurbë fallxhore unike në botë”, Ish-deputeti: Tek ne kalohet nga “hapjet”...

“Kjo kurbë fallxhore unike në botë”, Ish-deputeti: Tek ne kalohet nga “hapjet” në “mbyllje” e përsëri në “hapje” pa asnjë bazë

67
0
Shares

Ish-deputeti Tritan Shehu është i konfuzuar nga strategjia që ndjek qeveria shqiptare per hapjen dhe mbylljen e vendit dhe per kete ka dyshimet e veta lidhur me kurbën, të cilën ai e quan ‘fallxhore” dhe unike me çuditë e saj.

Sipas Shehut, hapja dhe mbyllja duhet te kene nje tendencë logjike dhe konstante, ndërsa tek ne ndodh pa asnje baze, ndersa permend dhe komitetin teknik te eksperteve, te cilin Tritan Shehu ben apel ta gjejme, pasi jane zhdukur.

Marrezia e kurbes me marrezine e bllokimeve shqiptare. Ndersa “Komiteti teknik” ka humbur pa gjurme…kerkojeni ate!

Ashtu sic eshte e pa deshifrueshme ajo Marrezia e kurbes me marrezine e bllokimeve shqiptare, ne cudite e saj, ashtu jane dhe vendimet ”hapje-mbyllje” te Kryeministrit, qe po kryhen ne vendin tone ne te gjithe kete periudhe pandemie, pa asnje logjike, mbeshtetje laboratorike, baze shkencore etj etj, dhe keto unike per nga absurditeti i tyre. E tille eshte dhe kjo fund jave me absurditete e kaos.

Ndersa kudo si te dhenat laboratorike, qe kane nje bosht linear, ashtu dhe vendimet e ”hapjes” kane nje tendece konstante e logjike, tek ne kalohet nga “hapjet” ne “mbyllje” e perseri ne “hapje” pa asnje baze, pa racionalitet e dobi, ne forme improvizimesh te pa interpretueshme e te pa argumentuara nga asnje specialist, qofte dhe nga ata te atij “komiteti”.

Nuk ka “virus” qe largohet te premten e cfaqet te shtunen, qe te djelen para dite nuk “sulmon” pensionistet dhe mbas dite nuk prek prinderit, por me kusht qe keta te jene te shoqeruar nga femijet!!

Nuk ka virus ne pyje e parqe te “fshehur” mbrapa pemeve, nuk ka virus ne det a lumenj, virusi eshte diku tjeter, por ai duhet kerkuar me testime e me tej bllokuar me metoda shkencore, qe eshte detyra e specialisteve t’i artikulojne. Te thone dicka edhe per keto modele antishkencore te Kryeministrit, qe mund t‘i gjesh vetem ne 3D, por jo ne realitet, ato vecse demtojne shendetin, ekonomine e demokracine”,-shkruan  Shehu.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY